Lajme

Kryediplomati britanik, Qeverisë: Largoni njësitet speciale të policisë nga Veriu, formojeni Asociacionin


Ministri i Jashtëm i Britanisë, Andrew Mitchell, gjatë debatit për situatën në Veriun e Kosovës në Parlamentin britanik, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i largojë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga Veriu dhe ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të largojë Njësitet Speciale të Policisë nga komunat veriore, e kryetarët të ushtrojnë detyrat nga lokacione alternative”, tha ai.

“Më 18 maj së bashku me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë e BE-në, ne kërkuam që për punën e komunave në veri të gjendet një zgjidhje afatgjate. Më 26 maj shprehëm shqetësimin për vendosjen me forcë të kryetarëve në objektet e komunave, si dhe veprimit të Serbisë për të rritur gatishmërinë e forcave ushtarake rreth kufirit të Kosovës”, shtoi ai.

Mitchell ka potencuar se Britania mbështet thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të bëra më 1 qershor për zgjedhjet ë reja në Veri, të punohet po ashtu për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Siç ka thënë Sir. Peach, Britania qëndroi me Kosovën në kohët e mira e të këqija, e do të vazhdojë të bëjë këtë”, pohoi Mitchell.

Ai këto komente i bëri duke iu kundërpërgjigjur, deputetes britanike dhe kryetares së Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, e cila theksoi se është e “befasuar” me kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, e jo ndaj Serbisë për situatën e tensionuar në Veri.

“Është e gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën, e nuk pati kritika ndaj milicisë së armatosur”, potencoi Kearns.

Deputetja britanike: Në Veri pati dhunë nga milicia e financuar nga Beogradi, ShBA-ja dhe BE-ja gabuam që e kritikuan Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore