Lajme

Kryebashkiaku i New York-ut ka sugjeruar se pretendimi i Giuliani-t është i rremë


Eric Adams, kryebashkiaku i New York-ut, ka sugjeruar që paraardhësi i tij Rudy Giuliani të hetohet për paraqitjen e një raportimi të rremë në polici.

Ky i fundit ka pretenduar se është sulmuar nga një hajdut, i cili e goditi në shpinë në një dyqan ushqimesh në Staten Island.

“Dikush duhet t’i kujtojë ish-kryebashkiakut Giuliani se raportimi i rremë i një krimi është një krim”, u ka thënë Adams gazetarëve.

78-vjeçari Giuliani ka thënë se ishte goditur aq fort sa dukej sikur u qëllua.

Për sa i përket atij që e goditi ish-kryebashkiakun, teksa tentoi të largohej, ai u arrestua nga policia dhe kaloi më shumë se 24 orë në burg përpara se të akuzohej për akuza për kundërvajtje.

Sipas Adams, prokurori i rrethit të Staten Island, Michael McMahon, “po heton personin e gabuar”.

“Kur shikoni videon, djali kaloi pranë dhe e përkëdheli pas shpine. Ishte e qartë se ai nuk ishte goditur me grusht në kokë. Ishte e qartë se nuk ndihej si plumb. Ishte e qartë se ai nuk do të binte në tokë”, ka thënë Adams.

Adams dhe McMahon janë demokratë.

Giuliani, republikan, ka qenë kryetar bashkie nga viti 1994 deri në vitin 2001, duke fituar vlerësime për udhëheqjen e tij pas 11 shtatorit.

Tani i pezulluar nga ushtrimi i profesionit, ai ka qenë avokat personal i Donald Trump-it dhe ka pasur rol udhëheqës në kundërshtimin e humbjes së Trump-it në zgjedhjet e vitit 2020.

Incidenti i supermarketit ndodhi të dielën, kur Giuliani po bënte fushatë për djalin e tij, Andrew, i cili humbi nominimin republikan për guvernator në zgjedhjet paraprake të së martës.

Sakaq, zyra e McMahon ka refuzuar t’i komentojë komentet e Adams.

Giuliani ka treguar se po qëndronte me një grup njerëzish kur një burrë që po kalonte pranë zgjati dorën, i preku shpinën me pëllëmbë.

Burri në fjalë e akuzoi atë si “vrasës gruaje”, gjë që ai e ka konsideruar si referencë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme që përmbyste të drejtën për abort.

Nga kamerat e sigurisë, Giuliani mezi reagon kur ai i prek shpinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore