Lajme

Kriza energjetike prek edhe Kinën – import i ulët i qymyrit nga Australia


nNë automjet ndjek një kamion të madh minierash ndërsa po shkon drejt majës së një miniere qymyri Boggabri pranë Gunnedah, Australi, një automjet me katër rrota ndjek një kamion të madh minierash ndërsa po shkon drejt majës së një miniere qymyri Boggabri pranë Gunnedah, Australi

Një krizë energjetike, e lidhur me pandeminë, po godet edhe Kinën, ku rezervat e qymyrit janë në nivele shumë të ulëta.

Kina ka regjistruar një numër të ulët të dërgesave australiane të qymyrit, pavarësisht se nuk ka një ndalim zyrtar të importit.

Analistët kanё ngritur alarmin, lidhur me intensitetin e krizës së energjisë, me të cilën përballet ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas krizës së energjisë elektrike në Evropë.

Nick Ristic, analist i ngarkesave të qymyrit në Braemar ACM Shipbroking, tha se një pjesë e madhe e porosive australiane, që prisnin jashtë porteve kineze që kur ndalimi hyri në fuqi një vit më parë, ishin nisur për ankorim muajin e kaluar.

Ai tha se 450 mijё tonë qymyr ishin shkarkuar.

Kompania e kërkimit të energjisë Kpler, po ashtu, tha se gjithsej pesë anije, që prisnin në det, kishin shkarkuar 383 mijё ton qymyr termal australian në Kinë muajin e kaluar.

Ёshtë e mundur që qymyri i shkarkuar të jetё rishitur në vende të tjera, por tregtarët e mohuan diçka tё tillё.

Vitin e kaluar, thuhet se Pekini urdhëroi kompanitë shtetërore të energjisë dhe fabrikat e çelikut që të ndalonin importimin e qymyrit australian.

Ngjarja shkaktoi një goditje prej 55 miliardë dollarësh në vit, ndaj industrisë së eksportit të qymyrit të vendit.

Australia dërgoi 35 milion tonë qymyr termik në Kinë në vitin 2020 dhe rreth 50 milionё tonë në vitin 2018 dhe 2019, sipas Argus Media, grup vlerësimi i çmimit të mallrave.

Pas nëntorit tё vitit 2020, eksportet e përgjithshme të qymyrit në kombin aziatik ranë në “zero”, sipas Wood Mackenzie.

Strehime të përkohshme për punëtorët, për një bum lokal të minierave të qymyrit në Narrabri, Australi, pranë Gunnedah, 450 kilometra në veriperëndim të Sidneit, 11 shtator 2012

Që nga ajo kohë, krahinat kineze janë goditur me racionimin e energjisë.

Në disa vende, fabrikave u është lejuar të funksionojnë vetëm dy ditë në javë, duke kërcënuar rritjen ekonomike dhe zinxhirin global të furnizimit.

Të martën, Rregullatori Bankar i Kinës u bëri thirrje institucioneve financiare të rrisin tolerancën e tyre ndaj rrezikut për huatë ndaj uzinave të qymyrit, me arsyetimin “që njerëzit të mos përballen me mungesë të energjisë gjatë dimrit”.

Gjithashtu u ka ndaluar bankave që të përdorin fonde për të spekuluar mbi mallrat me shumicë, përfshirë qymyrin, çelikun, apo të tërheqin kredi për uzinat dhe minierat.

Lara Dong, drejtore e Departamentit të Energjisë së Rinovueshme dhe të Parinovueshme, tha se lëvizja për të lejuar vetëm disa dërgesa nga Australia, “nuk do të thotë një ndryshim i madh në importet e qymyrit”.

Kontrata e qymyrit më e tregtuar në Zhengzhou Commodity Exchange ishte afër një rekordi të lartë prej 1 milion e 393 Rmb, ose 216 dollarë për tonë, të enjten. Ajo ёshtё rritur muajin e kaluar me gati 75%.

Punëtorët përgatisin një cisternë karburanti në Depon e Naftës Buncefield pranë Hemel Hempstead, Angli, e martë, 5 tetor 2021.

Disa provinca, pёrfshirё Jilin, kanë parashtruar ditëve të fundit kërkesat për rritjen e importeve të qymyrit nga Indonezia, Rusia dhe Mongolia.

Raportet e së hënës së 5 shtatorit thanë se provinca Zhejiang e Kinës kishte sjellë dërgesën e saj të parë të qymyrit termik nga Kazakistani.

Dong tha se ishte e paqartë nëse importet do të ishin gjithashtu një kurë për problemet e fuqisë së vendit. “Tani është shumë e shtrenjtë. Qeveria po inkurajon importet, por kush do të paguajë?”

Marrë dhe përshtatur nga Financial Times, për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore