Lajme

Krijohet antibiotiku që mund të luftojë edhe bakteret rezistente


Shkencëtarët nga Universiteti Rockefeller kanë krijuar një antibiotik të ri që mund të vrasë edhe bakteret rezistente.

Kjo, duke përdorur modelimin kompjuterik.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja “Scitech”.

Ilaçi, i njohur si cilagicin, ka treguar efektivitet te minjtë dhe mund të përdoret për të luftuar infeksionet e rrezikshme.

Rezultatet e marra tregojnë se modelimi kompjuterik mund të përdoret për të zhvilluar një klasë të re të antibiotikëve.

Për miliarda vjet, bakteret kanë zhvilluar mekanizma që i lejojnë ata të vrasin njëri-tjetrin.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që antibiotikët më efektivë vijnë nga bakteret.

Me përjashtim të penicilinës dhe disa ilaçeve të tjera që rrjedhin nga kërpudhat, shumica e mekanizmave prapa antibiotikëve fillimisht u përdorën nga bakteret kundër njëri-tjetrit.

Në të kaluarën, zhvillimi i antibiotikëve përfshinte shkencëtarët që rrisnin streptomicetet ose bacilet në laborator dhe distilonin sekrecionet e tyre për të trajtuar sëmundjet njerëzore.

Por me shfaqjen e baktereve rezistente, lindi nevoja për komponime të reja.

Ka të ngjarë që shumë mekanizma të rinj të fshihen në gjenet e baktereve, të cilat janë të vështira ose të pamundura për t’u studiuar në laborator.

Në një studim të ri, shkencëtarët iu drejtuan algoritmeve.

Këta të fundit, duke studiuar udhëzimet gjenetike, mund të parashikojnë strukturën e përbërjeve të ngjashme me antibiotikët e prodhuar nga bakteret.

Kimistët organikë më pas mund t’i përdorin këto të dhëna dhe të sintetizojnë përbërjen në laborator.

Testet kanë treguar se cilagicina është në gjendje të vrasë bakteret në laborator pa dëmtuar qelizat njerëzore.

Përveç kësaj, ilaçi trajtoi me sukses infeksionet bakteriale te minjtë.

E rëndësishmja, cilagicina ishte efektive kundër disa baktereve rezistente ndaj ilaçeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore