Lajme

Kreu i Sigurisë Kibernetike gjermane në prag të largimit, lidhje të dyshimta me Moskën


Kreu i Sigurisë Kibernetike gjermane, Arne Schönbohm, është nën hetim dhe mund të hiqet nga detyra për shkak të marrëdhënies së tij të paqartë me inteligjencën ruse.

Sigurisht që, ai nuk e ka më besimin e Ministres së Brendshme, Nancy Faeser, e cila dje anuloi në mënyrë flagrante prezantimin tradicional të përbashkët të raportit vjetor të Zyrës Federale për Sigurinë Kibernetike, të cilën Schönbohm e drejton.

Objektivi është i ashtuquajturi Këshilli Gjerman i Sigurisë Kibernetike, një shoqatë e themeluar nga i njëjti zyrtar dhjetë vjet më parë dhe së fundmi objekt i kritikave të forta për bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet sekrete të Moskës.

Sipas një programi të transmetuar në Zdf, Schönbohm, edhe pse nuk është më në krye të Këshillit, ai kishte kontakt të vazhdueshëm me organizatën që mbledh ekspertë dhe kompani publike dhe private.

Në veçanti, në gusht, kreu i Sigurisë Kibernetike gjermane mori pjesë në jubileun e shoqatës, ku mbajti fjalimin kryesor.

Një tregues i fortë i marrëdhënieve të paqarta të Këshillit të Sigurisë Kibernetike me Moskën është prania mes bashkëpunëtorëve të tij deri vonë i Protelion, një kompani simotër gjermane e grupit rus O.A.O Infotecs, e specializuar në këtë sektor dhe e themeluar nga një ish-agjent i KGB-së.

Sipas rrjetit Zdf, themeluesi është shpërblyer për meritat e tij nga Vladimir Putin.

Ditën e djeshme shoqata bëri të ditur se kishte përjashtuar Protelion nga anëtarët e saj, për shkak të sjelljeve në kundërshtim me objektivat e Këshillit.

Por ajo hodhi poshtë akuzën se është ndikuar nga rusët, pasi “dyshimet kanë të bëjnë me një anëtar të vetëm tonë”, i cili ka hyrë vetëm në vitin 2020 dhe “me të cilin nuk ka pasur asnjëherë bisedime apo projekte të përbashkëta”.

Sipas gazetave të ndryshme, qeveria është gati të largojë Schönbohm, duke emëruar një tjetër shef të sigurisë kibernetike.

Akuzat – thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme – po merren shumë seriozisht dhe të gjitha opsionet janë vlerësuar.

Shqetësimi se infrastruktura kritike e Gjermanisë po synohet nga rusët për shkak të mbështetjes së Berlinit për Ukrainën po rritet.

Sidomos pasi një akt i dukshëm sabotimi fundjavën e kaluar paralizoi të gjithë trafikun hekurudhor në rajonet veriperëndimore të vendit, nga Saksonia e Ulët në Schleswig-Hollstein për më shumë se tre orë.

Në fillim, kompania përgjegjëse “Deutsche Bahn” kishte thënë se ishte një defekt në sistemin radiodixhital të trenave, por më vonë qeveria pranoi një shkak keqdashës: sipas ministrit të Transporteve, Volker Wissing, dy kabllo u shkëputën 500 kilometra larg.

Një dokument i brendshëm i Prokurorisë Federale nuk do të përjashtonte rolin e një shteti në aktin e sabotimit.

Ndërsa presidenti i Komisionit të Çështjeve Evropiane të Bundestagut, i gjelbër Anton Hofreiter, iu referua në mënyrë eksplicite një përfshirje të mundshme të Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore