Lajme

Kremlin-i nuk ka ftuar asnjë lider të huaj në paradën e 9 majit


Rusia nuk ka ftuar liderë të huaj në paradën e fitores ushtarake të këtij viti më 9 maj në Moskë.

Lajmin e bënë të ditur agjencitë perëndimore, duke cituar zëdhënësin e presidentit rus, Dmitry Peskov.

Ai shpjegoi se kjo festë është “e shenjtë” për rusët.

“Ne nuk ftuam asnjë lider të huaj në Ditën e Fitores. Fakti është se ky nuk do të jetë një përvjetor. Kjo është festa jonë, kjo është një festë për të gjithë Rusinë, për të gjithë rusët. Por ne nuk ftuam liderë të huaj”, shtoi Peskov.

I pyetur nëse presidenti bjellorus Alexander Lukashenko do të merrte pjesë në paradë, zëdhënësi i Putin-it e mohoi diçka të tillë.

Sipas inteligjencës britanike, forcat ruse duan të arrijnë sukses të konsiderueshëm në Ukrainën lindore deri më 9 maj.

Në këtë rast, rusët rrezikojnë të përsërisin të njëjtat gabime që bënë në fazën e parë të sulmit në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy, shkruan Bloomberg.

Këtë vit, të burgosurit ukrainas të luftës mund të sillen në paradë, deklaroi Oleksiy Arestovych, një këshilltar i kreut të Shërbimit të Sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore