Lajme

Krasniqi: Pushteti dështoi në Kuvend e në Komisione Parlamentare – ligjet e miratuara dolën në kundërshtim me Kushtetutën


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konsideron se partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe në Kuvend e edhe në Komisione Parlamentare.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Krasniqi ka thënë se numri më i madh i ligjeve të miratuara ka shkelur Kushtetutën.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare”.

“Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar Krasniqi.

Në më shumë se dy vjet e gjysmë qeverisje në mandatin katër vjeçar, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, e ka shkelur gjashtë (6) herë Kushtetutën e Kosovës.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë, kryeministri Albin Kurti, ishte mjaft i zëshëm në sulmet dhe denigrimin e atyre personave që Gjykata Kushtetuese vendoste kundër vendimeve të tyre.

Madje, Kurti si opozitar deklaronte: ”Kush e shkelë ligjin është kriminel, kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel”.

Por, vetë në pushtet, shkeljen e Kushtetutës e ka bërë normë qeverisëse, derisa, deri më tani, përkundër shkeljeve të shumta kushtetuese, nuk ka asnjë dorëheqje, pra askush nuk ka marrë përgjegjësi.

6 herë e shkelën Kushtetutën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore