Lajme

Krasniqi: Krahas rritjeve të çmimeve, qytetarët duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët e Kosovës krahas rritjes së çmimeve, duhet që të përballojnë edhe rritjen e normave të internist të kredive.

Këto komente, Krasniqi i bëri në një postim në llogarinë tij në Facebook, ku shpërndau një video që tregon shifrat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket kredive të qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit.

“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive!”, shkroi Krasniqi.

Sipas raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, normat e interesit të kredive janë rritur në “6.3 për qind në vitin 2022, nga 5.8 për qind sa ishin në vitin 2021”.

“#Regres”, ka përfunduar kreu i PDK-së.

Ndërsa, të enjten lideri i opozitës, ka thënë se 18 për qind e popullsisë jetojnë nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Këto shifra, Krasniqi i ka paraqitur në një video të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke iu referuar po ashtu Raportit për Kosovën i hartuar nga Komisioni Evropian

Këtë situatë, lideri i opozitës ia ka faturuar qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ku e ka përshkruar si “regres”.

Raporti i Progresit demantoi keq kryeministrin për shifrat e rritjes ekonomike – A u manipuluan shifrat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore