Sport

Krasniqi e fiton ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror të xhudos


Medalistja olimpike kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur me fitore kampanjën në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Distria në ndeshjen e parë e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus në ndeshjen e kategorisë deri në 52 kilogramë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, xhudistja tjetër kosovare, Erza Muminoviq, ishte e pafat, teksa u eliminua që në luftën e parë.

Ndërkaq, përveç tyre, Kosova merr pjesë edhe pesë xhudistë të tjerë:

Nora Gjakova (-57 kg);

Flaka Loxha (-57 kg);

Akil Gjakova (-73 kg);

Laura Fazliu (-63 kg);

Loriana Kuka (-78 kg).

Në këtë Kampionat Botëror janë duke marrë pjesë 99 shtetë nga e gjithë bota , me 658 garues, 344 meshkuj e 314 femra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore