Lajme

KQZ zgjat afatin për regjistrim të votuesve me aftësi të kufizuara


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim që të zgjatet afati për regjistrim të votuesve me aftësi të kufizuara. Afati është deri më 9 nëntor.

Po ashtu, KQZ-ja ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Komunën e Kllokotit, pas refuzimit të ankesës së Listës Serbe nga Gjykata Supreme.

Kllokoti është komuna e vetme me shumicë serbe që shkon në balotazh.

Më 4 nëntor, pas publikimit të rezultateve përfundimtare për Kuvendet Komunale, nga KQZ, partitë politike dhe kandidatët e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës, brenda afatit të caktuar për 24 orë, nga PZAP.

Fletëvotimet.

Kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mulë Desku, në një prononcim për Albanian Post ka treguar se deri më tani janë pranuar mbi 190 apele.

“Prej të mërkurës në ora 16:00, kur ka qenë fillimi i ankesave e deri më tani, janë paraqitur mbi 190 apele”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet më 14 nëntor, ndërsa periudha e votimit përmes postës do të fillojë nga e premtja e 29 tetorit dhe do të zgjat deri më 12 nëntor.

Duke u mbështetur në rezultatet e KQZ-së, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore