Lajme

190 apele në KQZ, pas shpalljes së rezultateve në Kuvende Komunale


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)

Një ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare për Kuvendet Komunale, nga KQZ, partitë politike dhe kandidatët e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës, brenda afatit të caktuar për 24 orë, nga PZAP.

Kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mulë Desku, në një prononcim për Albanian Post ka treguar se deri më tani janë pranuar mbi 190 apele.

“Prej të mërkurës në ora 16:00, kur ka qenë fillimi i ankesave e deri më tani, janë paraqitur mbi 190 apele”.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku

Ai ka treguar se afati për pranimin e apeleve është deri të enjten në orën 16:00.

Ndërkaq,Bazuar në të dhënat e KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur të marrë 170 mijë vota duke u bërë partia më e votuar në Zgjedhjet Lokale.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale duke arritur të grumbullojë 168 mijë e 84 vota.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka dalur si partia e tretë në këto Zgjedhjet Lokale duke akumuluar 161 mijë e 645 vota.

Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që ka marrë 9 mijë e 863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asamblistë.

Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18 mijë e 455 vota.

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të ketë vetëm tetë asamblistë pasi ka marrë 10 mijë e 277 vota.

Ndërsa Lista Serbe në komunat ku ka garuar do të ketë 147 asamblistë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore