Zgjedhjet në Shqipëri

KQZ publikon shifrat, vetëm 10 deputetë nën 35 vjeç


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat mbi moshën mesatare të deputetëve të rinj të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas shifrave, janë vetëm 10, deputetët të cilët kanë moshë më të vogël se 35 vjeç. Grupmosha me përfaqësi më të madhe është ajo 51-60 vjeç. 53 deputetë të Kuvendit të ri, i përkasin kësaj grupmoshe.

Mbi 70 vjeç ndërkaq, do të jenë vetëm tre deputetë të zgjedhur.

Sipas partive, moshën mesatare më të ulët të deputetëve të zgjedhur, e ka Lëvizja Socialiste për Integrim, me 45.5 vjeç.

Deputetët e Partisë Socialiste, kanë një moshë mesatare 49.3 vjeç. Ata demokratë 49.5 vjeç. Ndërsa, tre socialdemokratët e zgjedhur për në Parlament, kanë moshë mesatare 49.7 vjeç.

Kandidatja më e re në moshë, është Andia Ulliri. Ajo ka garuar për Partinë Demokratike, në qarkun e Durrësit. Më e moshuara nga ana tjetër, e cila do të hapë dhe legjislaturën e re të Kuvendit, do të jetë Luljeta Bozo, 79 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore