Shqipëria

KQZ-ja mandaton kryetarët e 12 bashkive, përfshirë Benet Becin


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau në seancën publike të 26 majit mandatet për Këshillin e Bashkisë Rrogozhinë, Belsh, Kuçovë, Shkodër, Fier, Lushnjë, Berat.

Gjithashtu, vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Mes mandatimeve për kryetarë bashkie janë edhe: Bashkia Pukë, Rrok Dodaj, Bashkia Tropojë, Rexhe Byberi, Bashkia Kurbin, Majlinda Cara, Bashkia Dibër, Rahim Spahiu, Bashkia Mallakastër, Qerim Ismailaj, Bashkia Përmet, Alma Hoxha, Bashkia Memaliaj, Albert Malaj, Bashkia Gjirokastër, Flamur Golemi, Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa, Bashkia Fier, Armando Subashi dhe Bashkia Berat, Ervin Demo.

Në këtë seancë, u vendos korrigjimi material në vendimin nr 539, datë 20.5.2023 “Për Miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar bashkie dhe për këshillin bashkiak, zona zgjedhore Bashkia Elbasan, për zgjedhjet e datës 14 maj 2023” dhe në vendimin nr 536, datë 20.5.2023 “Për Miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar bashkie dhe për këshillin bashkiak, zona zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet e datës 14 maj 2023”.

Kush është Benet Beci, “teknicieni” që do qeverisë Shkodrën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore