Shqipëria

KQZ-ja gjobit me 100 mijë lekë kryebashkiaken e Durrësit


Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është gjobitur me 100 mijë lekë, pasi ka përdorur ambientet e shkollës publike “Armath” për takim elektoral.

Gjithashtu me masën 5 mijë lekë është gjobitur edhe drejtori i asaj shkolle, Vlash Doda.

Masa ndaj kryebashkiakes dhe drejtorit u mor pas kallëzimit që ka bërë Qëndresa Qytetare për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Si pasojë e kësaj, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi këtë të enjte sanksionin administrativ me gjobë ndaj Sakos dhe Dodës.

Qëndresa Qytetare ka shprehur vlerësimin për vendimin e marrë nga kryekomisioneri duke kontribuar në zbatimin e kodit zgjedhor dhe vënien para përgjegjësisë të çdo zyrtari apo përfaqësuesi të subjekteve politike që shkelin kodin zgjedhor duke deformuar garën dhe vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Sako dhe Doda shkelën kodin zgjedhor, neni 91 “Përdorimi i aseteve publike”, duke përdorur ambientet e shkollës për të organizuar takim elektoral.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore