Lajme

KPK reagon pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial: Do të jemi të ndikuar nga politika


Ilustirm

Këshilli Prokurorial i Kosovës, me të miratuar në lexim të dytë Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në seancën plenare të Parlamentit, ka reaguar duke u shprehur kundër Ligjit në fjalë.

Këshilli ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij Ligji, pasi sipas tyre me këtë ligj po cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit dhe sidomos po pamundësohet funksionalizimi i sistemit prokurorial duke e bërë atë lehtësisht të ndikuar nga politika.

“Këshilli Prokurorial, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së ka dhënë kontributin e tij nëpër grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka dalë me propozime konkrete, të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës. KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Tutje në reagim thuhet se “asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore