Përballje

Kosovë: Trepça 89 drejt playoffit dhe Ponte Prizreni prinë në superligë


Në ditën e enjte të  javës së 24 në Fivestar Superliga e Kosovës, kishte befasi nga Trepça 89 dhe Ponte Prizreni me fitore përball Pejës.

Trepça 89 po kërkon medoemos playoffin në superligën e Kosovës, sepse pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit,  ata dolën në vendin e gjashtë me dy pikë më shumë se Prishtina.

Mitrovicasit kishin mungesën e lojtarit të tyre kryesor, Drilon Hajrizi, por ata bënë lojë fantastike edhe pa të, ku mundën vendin e dytë, Golden Eagle Yllin me një rezultat befasues 96:72.

Më të dalluarit te ekipi i Trepçës ishin Ivan Koljevic me performancë fantastike ku pati 26 pikë e 15 asistime, Dino Butorac me 22 pikë dhe Stavros Toutzaiarkis me 14 pikë e 9 asistime.,

Ndërsa më të mirët te therandasit ishin Lg Gill me 22 pikë e 8 kërcime, Erjon Kastrati me 17 pikë dhe Mitchell Wilbekin me 17 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Golden Eagle Ylli ka 15 fitore dhe 9 humbje e cila ndodhet ne pozitën numër dy, ndërsa Trepça ka 10 fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë.

Ndeshja mes Ponte Prizrenit ishte me rezultat të ngushte deri në çerekun e fundit ku Prizrenasit morën një epërsi bindëse përball KB Pejës dhe fituan me rezultat 115:97.

Çereku i parë filloi në të mirë të prizrenasve ku patën një epërsi prej 11 pikëve, por këtë rezultat e ktheu Peja në çerekun e dytë ku përfundoi 58-57 në favor të këtyre të fundit.

Lis Shoshi pati një rikthim fantastik i cili nuk u pa në palestrat Kosovare prej afër dy viteve.

Por mungesa e trajnerit për Pejën ishte fatale, ai nuk arriti t’i ndihmojë ekipit pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Më dalluarit te Ponte Prizreni ishin Divine Myles me 31 pikë e 8 asistime, Kwame Vaughn me 23 pikë, 8 kërcime, 8 asistime dhe Urim Zenelaj me 21 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa më të mirët te KB Peja ishin Lis Shoshi me 25 pikë e 10 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë, 6 kërcime e 9 asistime.

Peja ka 12 fitore dhe 12 humbje dhe ndodhet ne pozitën e katërt, derisa Ponte Prizreni është lider me 17 fitore dhe 7 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore