Lajme

Kosovë: SHBA-ja dhuron pajisje në vlerë 300 mijë dollarë


Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK Valbon Krasniqi gjatë pranimit të donacionit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Donacioni është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas pranimit tha se ky donacion tregon se, sa me rëndësi është solidariteti në mes nesh dhe miqve ndërkombëtar.

Major Ryan D. Conley, lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me COVID.

Sipas Vitisë, “këto pajisje të reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punë e tyre”.

“Donacioni përfshinë; ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregulatorë të oksigjenit, CPAP maska, analizatorë të gazrave”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në mënyrë që të mposhtet pandemia ka apeluar për vaksinim kundër COVID-19, duke shkruar “mos bini pre e dezinformatave sepse vaksinat janë të sigurta dhe efektive”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo ambasadë ka shkruar se vaksinimi është e vetmja zgjidhje për të dalë nga pandemia.

Kosova të mërkurën  e katër gushtit është furnizuar me mbi 38 mijë doza të reja të vaksinës anti-COVID nga kompania AstraZeneca.

Këto vaksina janë prokuruar nga programi i Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), përmes kompanisë së vaksinave COVAX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore