Lajme

Kosovë: Refugjatët afganë u vendosën në kamp


Pas testimit për COVID dhe rezultateve negative, marrjes së shërbimeve të para shëndetësore dhe pakove të vogla ushqimore e higjienike, refugjatët e parë të ardhur ng Afganistani, u nisën për në kampin u do të strehohen gjatë kohës sa do të qëndrojnë në Kosovë.

Nga pjesa e vjetër e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 111 afganët nën përcjelljen e Policisë së Kosovës u nisën për në Ferizaj. Në dalje të këtij qyteti, afër kampit Bondsteel, gjendet ish kampi i Bechtel Enka-s, ku u vendosën këta refugjatë.

Kontingjenti i parë i refugjatëve afgan ka arritur në Kosovë rreth orës 20:15.

Pas pesë orësh procedura verifikimi, testime dhe shërbime të tjera, rreth orës një të mëngjesit të së hënës, ata u nisën për t’u dërguar në kamp me autobus, të përcjellur nga Policia e Kosovës.

Refugjatët afganë rrugës për në kamp, të përcjellur nga Policia e Kosovës

Për ti pritur në aeroport dolën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore