Lajme

Kosovë: Në Aeroport tollovi dhe sulm fizik ndaj punonjësit


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Gjatë orëve të mbrëmjes të së premtës është sulmuar fizikisht një punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Sulmi ndaj punonjësit është kryer gjatë kohës sa po shërbente ai në punë.

Zyrtarja për media e aeroportit, Valentina Gara, e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Gara ka shkruar se akti i tillë është i dënueshëm dhe si i tillë është edhe i papranueshëm.

“Dënojmë aktin e ultë të sulmit fizik ndaj punonjësit te ANP “Adem Jashari” gjatë kohës sa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve”.

Ajo ka thënë se “Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjësve është ajo që rendit aeroportin tonë ndër aeroportet me të mira të rajonit”.

Gara ka paralajmruar se do të ndjekun të gjitha rrugët ligjore.

“Kompania jonë do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë të cilët janë edhe aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka shkruar Gara.

Gjatë së premtes në ANP “Adem Jashari” ka pasur fluks shumë të madh të udhëtarëve në aeroport gjë që si rezultat i fluksit janë shkaktuar edhe tollovi.

Pas sulmit ka reaguar edhe Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Kjo sindikat e ka fajësuar kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovinë e shkaktuar pasditen e së premtes.

Kryetari i sindikatës, Bashkim Latifi, ka thënë se tollovia ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mos-përgatitjes së kompanisë për fluks më të madh të fluturimeve.

“Këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulime janë gënjeshtra vetëm për ta larguar fajin nga Limaku. Limaku ka hyrë në sezone të fluturimeve pa u përgatitur madje me numër të vogël të punëtorëve përshkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtoreve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Në aeroport janë vetëm dy punonjës në shërbimin e “check-in” gjë që kjo krijon pritje, vonesa dhe mundësi për tollovi.

“Vetëm dy punonjës në chech-ik shërbejnë një aeroplan, gjë që është jashtëzakonisht pak, andaj edhe vonesat eventuale që mund të shkaktohet janë pikërisht për këto arsye”.

Kryesindikalisti Latifi ka thënë se punëtorët janë të stër-ngarkuara të cilët po punojnë me orar të gjatë madje edhe mbi 12 orë.

Paralajmrimet që ka bërë sindikata, nuk janë marrë parasysh nga menaxhmenti i Aeroportit ka thënë Latifi.

Ndërsa, Albanian Post ditë më parë ka njoftuar se në ANP janë thyer rekordet e fluturimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore