Lajme

Kosovë: Miratohen masat e reja anti-COVID’19, hiqen maskat në ambientet e jashtme


Konferenca e përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë bërë të ditur se kanë vendosur lehtësimin e masave antiCOVID-19.

Masat e reja që janë miratuar kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvzijes së qytetarëve.

“Hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit. Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit”.

“Hiqet obligimi i bartjes së masakave në hapësira të lira, kufizimi i lëvëzijes do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa lokalet e gastronomisë do të punojnë deri në orën 23:00”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sipas Latifit, masat që ishin miratuar kanë ndihmuar Kosovën në dy aspekte.

“Që nga marrja e lehtesimit të masave anticovid patëm zhvillim të mirë në dy aspekte, ulje të rasteve dhe jo mbingarkesë të spitaleve”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar edhe masat paraprake që kanë qenë dhe qëllimin që kishin.

“Masat e reja e kishin për qëllim ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron e kjo për dy arsye, ngadalësimi i përhapjes do të siguronte që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohej nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale apo nga mungesa e një numri të pa përballueshëm të punonjësve shëndetësor të infektuar”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Së dyti një ngadalësim i tillë do të jepte kohë qytetarëve vaksinohen sa më masivisht qoftë me dy doza të vaksinës qoftë me dozën përforcuese”.

Ndërkaq, sipas kryeministrit rritja e rasteve ka filluar pas marrjes së masave por që më vonë shkuam drejt përmirësimit të situatës epidemiologjike.

“Ngadalësimi i rritjes së rasteve ka filluar gjashtë ditë pas marrjes së masave ndërsa tetë ditë pas marrjes së masave ka filluar rënia e lakores së mesatares javore të rasteve të reja një rënie që tashmë është duke u thelluar nga dita në ditë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore