Lajme

Kosovë: Konjufca ngushëllon shtetin gjerman për fatkeqësinë natyrore


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar Gjermaninë, ku si pasojë e motit të ligë është goditur nga vërshimet e mëdha duke i shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Me anë të një shkrimi në rrjetin social të tij Facebook, Kryekuvendari, ka bërë të ditur se shteti Gjerman është një vend mik i Republikës së Kosovës dhe se po kalon nëpër momente të vështira dhe me pasoja tragjike.

“Në këto çaste tragjike, Kosova dhe populli i saj janë me shpirt, zemër, mendje e dhembje pranë familjeve të viktimave dhe mbarë popullit mik gjerman”.

Gjithashtu, ai bënë thirrje që të bëjnë lutje për fatin e të zhdukurve dhe që këtë fatkeqësi natyrore, shteti mik gjerman ta kalojë sa më parë dhe më sa më me pak pasoja.

Si pasojë e motit të lig, përveç përmbytjeve të mëdha gjithandej vendit, deri më tani njoftohet se kanë humbur jetën mbi 80 njerëz dhe mbi 1 mijë  persona konsiderohen të zhdukur.

Nga këto fatkeqësi, më e goditura është Gjermania perëndimore: Nordrhein-Westfalen dhe Rhineland-Palatinate.

Kjo fatkeqësi natyrore po krahasohet me atë të vitit 2002, ku në po këtë shtet vdiqën 21 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore