Lajme

Kosovë: Infektohet me COVID-19 drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani


Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ramadani, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ku po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektohen masat për parandalimin e pandemisë.

“Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2. Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, ka shkruar Ramadani.

Ai tutje theksoi se masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 88 mijë e 755 ku 13 mijë e 593 mbesin raste aktive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore