Lajme

Kosovë: Gjykata e Apelit nuk është efikase me vetëm 11 gjyqtarë


Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala

Është në fund të mandatit të tij, por thotë se ka vënë në pah problemet e institucionit që drejton.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një konferencë për media ka prezantuar punën gjashtëmujore të këtij të viti, duke thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka arritur të përmbush kërkesat e Gjykatës së Apelit, dhe se aktualisht kanë vetëm 11 gjyqtarë.

Ai në këtë konferencë për media, ka bërë të ditur se tashmë është në përfundim të mandatit të tij si kryetar i Gjykatës së Apelit.

Mirëpo, tha se që nga fillimi i mandatit të tij, “është rritur numri i lëndëve të zgjidhura. Është rritur në mënyrë të konsiderueshme por jo i mjaftueshëm. Pa u rritur numri i gjyqtarëve nuk mund të ketë efikasitet”, tha Shala.

Hasan Shala shtoi se më shumë ngecje ka pasur te trajtimi i lëndëve të pazgjidhura në departamentin civil dhe kjo si pasojë e mungesës së gjyqtarëve.

Ndërsa u shpreh se në vitin 2021 mbi 10 mijë lëndë janë bartur nga vitet e kaluara, të cilave u janë shtur edhe 9200 lëndë të reja vetëm për një vit. Numër ky i cili po llogaritet të jetë më i madhi, ndonjëherë.

“Tek lëndët e korrupsioni kemi lëndë që kanë bazën juridike korrupsion në vitin 2020 kemi hyrë me 20 lëndë, 39 janë pranuar në vitin 2021 deri më tani në total kemi 59, 45 lëndë janë kryer edhe 14 janë në pritje”, tha Shala.

Ai shtoi se “përkundër presioneve dhe shqetësimeve ka arritur të fitojë çdo betejë”.

Me 23 qershor, gjykata e apelit kishte refuzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtarëve të Apelit, që ishte bërë nga avokati i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore