Lajme

Kosovë: 771 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve 771 persona janë të infektuar me COVID-19 ndërsa asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 6 mijë e 553 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 119 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 4 mijë e 489.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 3 mijë e 64 persona.

Ndërkaq, 885 mijë e 613 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 796 mijë e 31.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore