Klinika Infektive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 349 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 13 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 428.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 62 persona.
Ndërkaq, 902 mijë e 271 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 788.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com