Lajme

Kosovë: 3 të vdekur dhe 508 raste të reja me COVID-19


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, kanë humbur jetën tre persona dhe janë regjistruar 508 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 4 mijë e 320 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 1 mijë e 281 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 8 mijë e 685.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej një mijë e 278 persona.

Ndërkaq, 897 mijë e 602 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 811 mijë e 804.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore