Lajme

Kosova e para në Evropë dhe e nënta në botë për bamirësi


Ilustrim

Kosova është radhitur në top dhjetë vendet e para në Botë përsa i përket bamirësisë.

Sipas raportit të “The World Giving Index” (WGI), Kosova kësaj radhe ka zënë vendin e nëntë për nga vendet më bamirëse në botë.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se ndihet e lumtur me vlerat e kombit të saj.

“Solidariteti dhe mikpritja janë vërtet vlera thelbësore të kombit tonë!”

 

Në renditjen e WGI-së sa i përket vendeve bamirëse, zakonisht kanë qenë vendet perëndimore të cilat renditen në top dhjetëshen botërore.

Kosova radhitet pas Indonezisë, Kenisë, Nigerisë, Miamarit, Australisë, Ganës, Zelandës së Re dhe Ugandës, duke lënë mbrapa shumë vende më të pasura perëndimore.

Kosova është i vetmi shtet evropian në dhjetëshen e parë.

Shkaku i rënies së vendeve perëndimore në renditje po konsiderohet pandemia COVID-19.

Kurse, në anën tjetër Kosova, është radhitur në vendin e pestë sa i përket dhurimit të parave për nga shtetet e tjera, duke lënë kështu mbrapa vetës vende si Britania e Madhe, Holanda e Zelanda e Re.

“The World Giving Index” (WGI), është raport vjetor i publikuar nga Fondacioni i Ndihmës së Bamirësisë, duke përdorur të dhënat e mbledhura nga Gallup rendit mbi 140 vende në botë, në përputhje me sa bamirëse janë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore