Shqipëria

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për përmirësimin e lëvizjes së lirë


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria Bledi Çuçi.

Përmes marrëveshjes së nënshkruar të mërkurën e 12 prillit, Kosovës dhe Shqipërisë do t’i përmirësohet regjimi i lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dy anët e kufirit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij Bledi Çuçi.

Sipas ministrit Sveçla përmes kësaj marrëveshje edhe qytetarët do të jenë më të afërtë.

Teksa edhe bashkëpunimi pritet të rritet.

“Jam i bindur që me këtë ne do t’i përafrojmë jo vetëm institucionet por edhe qytetarët e dy vendeve tona dhe po ashtu jam i bindur, duke ditur edhe bashkëpunimin e deritanishëm, që kjo nuk do të jetë as marrëveshja e fundit por do të jetë një vazhdimësi e shumë marrëveshjeve të cilat i kemi nënshkruar”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria Bledi Çuçi.

Ministri, tutje ka potencuar se nënshkrimi i marrëveshjeve do të vazhdoj deri kur qytetarët të ndjehen sikurse janë në vendin e njëjtë edhe nëse lëvizin nga Shqipëria dhe anasjelltas.

“Do të vazhdojmë t’i nënshkruajmë së bashku deri sa të vijë koha që realisht qytetari i dy vendeve të mos ta dijë se ku ndodhet apo ku punon”, deklaroi Sveçla.

Më 20 qershor të 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin nënshkruar një marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve nga dy shtetet.

Sveçla, kishte deklaruar se Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes e jetës së qytetarëve tonë.

Teksa ishte thënë se shumë procese ia kemi dalë mbarë falë bashkëpunimit, ekipet tona janë takuar intensivisht në zgjedhjet tona të përbashkëta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore