Lajme

Lehtësira për lëvizjen e qytetarëve në kufij – marrëveshja e re mes Kosovës dhe Shqipërisë


Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve nga dy shtetet.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes e jetës së qytetarëve tonë.

“Në kuadër të kësaj do të nënshkruajmë marrëveshje, e cila do të krijojë lehtësira në pikën kufitare, e cila ka kalimin më të madhe të qytetarëve të dy vendeve Vërmicë-Merdare”, tha Sveçla.

“Deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtësuar të kufirit, ndërsa marrëveshja do të përcaktojë procedura të tilla lehtësuese”.

“Shumë procese ia kemi dalë mbarë falë bashkëpunimit, ekipet tona janë takuar intensivisht në zgjedhjet tona të përbashkëta”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore