Përballje

Kosova deklason Qipron, mbetet në Ligën C në Nations League


Ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve për Kosovën përfundoi me rezultat fantastik, ku mposhtën Qipron me rezultat 5:1.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të, me anë Florent Muslijas, i cili mposhti portierin e Qipros me një goditje fantastike.

Kosova dyfishoi epërsinë, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, me anë Donat Rrudhanit, i cili u asistua nga Vedat Muriqi.

Pjesa e dytë e ndeshjes filloi në mënyre fantastike për Kosovën, pasi shënuan dy gola të mënjëhershëm kundër Qipros.

Në minutën e 47-të, Elbasan Rashani shënoi golin e tretë të ndeshjes, me anë të një tjetër asistimi të Vedat Muriqit.

Ndërsa pas vetëm pesë minutash, ishte asistuesi i dy golave të më parshëm, Vedat Muriqi, i cili shënoi për 4:0.

Në minutën e 81-të, Roberge shënoi golin e nderit për 4:1.

Pas vetëm tre minutash, Vedat Muriqi shënoi përsëri, pas një asistimi milimetrik të Milot Rashicës.

Me këtë fitore, Kosova mbetet në Ligën C në Nations League.

Kujtojmë, se kjo ishte ishte fitorja më e thellë e Kosovës në Fadil Vokrri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore