Lajme

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë në drejtim të detit


Koreja e Veriut raportohet se ka lëshuar një tjetër raketë balistike “të paspecifikuar” drejt Detit Lindor në orët e para të së enjtes (sipas orës lokale).

Lajmi është konfirmuar nga Garda Bregdetare e Japonisë, ushtria e Koresë së Jugut dhe agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.

Zyra e Kryeministrit të Japonisë thotë se “ka të ngjarë” të ketë fluturuar mbi Japoni, por më pas e fshiu deklaratën.

 

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut tha se lëshimi u bë të enjten në mëngjes, por nuk dha detaje të mëtejshme se sa larg fluturoi arma.

Nisja erdhi dy ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë me rreze të mesme veprimi mbi Japoni.

Kjo, për herë të parë në pesë vjet, në një përgjigje të dukshme ndaj stërvitjeve ushtarake të SHBA-ve me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore