Lajme

Koreja e Jugut shpall zi kombëtare, 153 të vrarë nga shtypja e turmës


Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur një periudhë zie kombëtare.

Kjo, pas një përplasjeje vdekjeprurëse të Halloween-it në kryeqytetin e vendit, Seul.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “Yonhap”, duke cituar fjalën e kreut të shtetit.

Deri më tani, janë rreth 153 njerëz të cilët u vranë në një përplasje turme në lagjen Itaewon të Seulit.

Të afërmit e shqetësuar u dyndën në spitalet e qytetit duke kërkuar për anëtarët e familjes së tyre të humbur.

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin 19 të huaj nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia.

82 persona të tjerë u plagosën gjithashtu, 19 prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap, që nga mëngjesi i së dielës, autoritetet e Seulit regjistruan rreth 355 raportime të personave të zhdukur pas rrëmujës së Halloween-it.

Disa raporte të mediave lokale më herët thanë se përplasja ndodhi pasi një numër i madh njerëzish nxituan të largoheshin nga një bar.

Reagime ka pasur dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, shkroi në Twitter se “raportimet nga Seuli janë të dhimbshme”.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë Republikës së Koresë çdo mbështetje që i nevojitet”.

Përplasja me turmën e Halloween-it, shkon në 151 numri i të vdekurve në Seul

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore