Lajme

Koreja e Jugut godet avionët luftarakë të Koresë së Veriut teksa zbulon 180 prej tyre


Koreja e Jugut ka goditur 80 avionë ushtarakë pasi zbuloi 180 të tillë të Koresë së Veriut që fluturonin brenda territorit të vet vendit.

Kjo shënon edhe shfaqjen më të fundit sfiduese të forcës ushtarake nga vendi i armatosur me armë bërthamore.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) ka thënë se avionët luftarakë të Koresë së Veriut u zbuluan në zona të ndryshme në brendësi dhe përgjatë brigjeve lindore dhe perëndimore të vendit.

Dhe se ata nuk i ishin afruar kufirit ndër-korean.

Asnjë prej tyre nuk e kishte shkelur linjën virtuale të “aksionit taktik” të ushtrisë së Koresë së Jugut, e cila është caktuar të jetë e vendosur 20 deri në 50 kilometra në veri të kufijve tokësorë dhe detarë të dy vendeve.

Ajo është për qëllime monitorimi për t’i dhënë Koresë së Jugut kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur provokimeve ose sulmeve.

Sipas JCS-së, forcat e Koresë së Jugut po “mbanin një qëndrim të vendosur gatishmërie për provokime të mëtejshme” dhe po monitoronin situatën në koordinim me SHBA-të.

Tensionet duket se po arrijnë një nivel të ri teksa Pheniani po lëviz për të demonstruar kundërshtimin e tij ndaj stërvitjeve të vazhdueshme ushtarake në jug të kufijve, duke shfaqur fuqinë e re ushtarake.

Më herët, Koreja e Veriut ka paralajmëruar Seulin dhe Washington-in se vendimi i tyre këtë javë për të mbajtur stërvitjet e përbashkëta ajrore ushtarake do të merrte një përgjigje.

Kur Koreja e Jugut dhe SHBA-të njoftuan se po zgjasnin stërvitjet me një ditë në përgjigje të lëshimeve të mëparshme të raketave të Koresë së Veriut, një zyrtar në Phenian paralajmëroi se situata kishte hyrë në një fazë të rrezikshme.

“Vendimi i papërgjegjshëm i SHBA-ve dhe Koresë së Jugut po e shtyn situatën aktuale, të shkaktuar nga aktet provokuese ushtarake të forcave aleate, në një fazë të pakontrollueshme”, ka thënë ai.

Sakaq, stërvitjet ajrore përfshijnë rreth 240 avionë luftarakë dhe avionë të tjerë ushtarakë që kryejnë rreth 1 mijë e 600 misione të përbashkëta.

E gjitha pasi ushtria e Koresë së Jugut përfundoi stërvitjet fushore 12-ditore, në të cilat kishte marrë pjesë një numër i pazbuluar i personelit ushtarak amerikan.

Dhe Koreja e Veriut kundërshton ashpër ushtrime të tilla stërvitore, duke thënë se stërvitjet ushtarake po përgatiten për një sulm eventual në territorin e saj.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore