Shqipëria

Kontrolle të rrepta rrugore në Shqipëri, 8 shoferë në pranga


Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, pas kontrolleve të ushtruara nga Policia Rrugore në gjithë akset kryesore të vendit.

Sipas të dhënave nga strukturat e Policisë, pesë prej tyre ishin pa leje drejtimi ndërsa tre po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë 39 leje drejtimi janë pezulluar. Prej tyre, 27 kanë qenë për shpejtësi mbi normat e lejuara. 12 të tjerat, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Me masë administrative janë ndëshkuar 2150 drejtues mjetesh në gjithë vendin.

Shumica e rasteve kanë qenë për parakalime të gabuara. Një pjesë e mirë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit apo shpejtësisë së lartë, përtej normave të lejuara.

Këto aksione të shtuara, vijnë pas një serie aksidentesh në rrugët e Shqipërisë. Qershori i vitit 2021 ka shënuar rritje krahasimisht me atë të vitit 2020. Për sa i përket jo vetëm aksidenteve por edhe vdekjeve si pasojë e tyre.

Apelimi i Policisë vijon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore