Lajme

Konspiracioni i fundit nga gazeta propagandistike e Vuçiç-it, Novosti: “Ky është plani i CIA-s Amerikane për ta destabilizuar Veriun”


CIA

Gazeta propagandistike serbe e afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, Novosti, e ka rritur intensitetin e dezinformimit dhe thelluar konspiracionin, duke shkruar se kanë bërë një zbulim për Kosovën ku është e përfshirë edhe CIA amerikane dhe një grup çeçenësh.

Sipas kësaj gazete, “Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) punësoi grupe ekstremiste dhe kriminale, të cilat në periudhën e ardhshme duhet të shkaktojnë incidente në kufi të Kosovës. Kjo do të ishte një arsye për rritjen e numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe qëllimi përfundimtar është të shtypet ndikimi i Rusisë në Ballkan”.

Gazeta shkruan se këtë informacion e kanë marrë nga strukturat shtetërore serbe.

“Shërbimet e sigurisë e kanë marrë këtë informacion dhe janë duke e analizuar seriozisht”.

Informacion, shkruan gazeta, është se “departamenti i CIA-s që merret me Ballkanin u mundësoi kriminelëve shqiptarë qasje në fonde sekrete financiare dhe me ato para u krijuan rrugë për kontrabandën e armëve nga Rumania dhe Shqipëria drejt Kosovës. Një pjesë e parave, siç u tha, dyshohet se u shkuan për ukrainasit që jetonin në Rumani, dhe ata më pas siguruan sasi më të vogla armësh të vogla dhe jelekë mbrojtës nga perëndimi, si dhe raketa portative kundër tankeve ‘javelin’ dhe raketa kundërajrore ‘stinger’. Armët dërgoheshin në Shqipëri me anije dhe prej andej transferoheshin në një vend fals”, thuhet në shkrimin propagandistik ku nuk jepet asnjë fakt për të dëshmuar rrëfimin.

Ballian e Novosti-t

Shkrimi vishet me konsipracion edhe më të madh në pjesën e fundit, ku thuhet se “CIA, me ndihmën e liderit opozitar të Çeçenisë, rekrutoi një numër mercenarësh çeçenë, të cilët duhet të lidhen me formacionet e armatosura lokale në Kosovë. Dyshohet se plani është që ato forca, të maskuara si ushtarë të ushtrisë serbe, të sulmojnë njësitë e Policisë së Kosovës në afërsi të kufirit dhe kështu të provokojnë reagimin e KFOR-it nga baza ‘Bondsteel’”.

Krejt kjo, shkruan gazeta, po bëhet meqë “qëllimi i SHBA-së është të forcojë praninë e saj në Evropë, dhe Ballkani Perëndimor është një nga pikat e fundit ku nuk janë vendosur formacione më të forta të Amerikës dhe NATO-s”.

Novosti është medium krejtësisht i kontrolluar nga presidenti serb dhe qeveria serbe, prandaj shpesh ndodhë që atë cfarë Serbia nuk e bën dot si propagandë zyrtare, e lëshon përmes kësaj media dhe disa të tjerave të ngjashme.

Kjo lloj metode e konspiracionit është e njohur sidomos nga propaganda ruse, kur fillimisht akuzojnë për një gjë dhe më pas e aplikojnë të njëjtën vetë.

E fundit ishte akuza se ukrainasit po përdorin armë kimike, vetëm që më pas t’i përdornin ata të njëjtat armë për të cilat akuzonte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore