Shqipëria

Konservatorët i kërkojnë Sunak të rishikojë ligjin e azilkërkuesve


Më shumë se 50 deputetë konservatorë i kanë shkruar kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Kjo, duke i kërkuar që të ndryshojë ligjin për të refuzuar menjëherë kërkesat për azil të aplikantëve nga vendet ‘të sigurta’ si Shqipëria dhe për të kthyer në vendet e tyre njerëzit që thonë se janë viktima të skllavërisë moderne.

Lajmi u bë i ditur nga reporteri i multimediali britanik “BBC”, Simon Jones.

Kritikët e planit theksojnë se statistikat e fundit tregojnë se 51 për qind e kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar.

Më herët, u arrit zyrtarisht marrëveshja mes palës franceze dhe asaj britanike, për patrullimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, ku Parisi ka premtuar shtimin e patrullave në brigjet dalëse përgjatë kanalit të “La Manche”.

Kjo rritje pritet të jetë me 40 për qind të patrullave që lidhen me varkat e vogla, të cilat nisen nga Parisi dhe bashkëpunëtorë në këto kontrolle, do të jenë për herë të parë edhe vetë britanikët.

Këtë gjë gjithsesi, Londra do duhet ta paguajë dhe jo pak, por plot 72.2 milionë euro, të cilat do të jepen për Francën brenda vitit 2022-2023.

Po ashtu, pritet të ketë edhe investime shtesë në infrastrukturën portuale franceze, ku pritet vendosja e një teknologjie të re me dronë për të pikasur mjetet që lundrojnë në mënyrë të jashtëligjshme në brigjet detare të Evropës veriore.

Të tillë pjesëmarrje aktive mund të kenë edhe vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania apo Danimarka e Belgjika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore