Shqipëria

Konfiskohen pasuritë e dy shtetasve në Tiranë, të dënuar për trafik droge në Angli


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka konfiskuar pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. dhe Gj.D. pasi janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal.

Ka rezultuar se shtetasit nuk kanë patur mundësi kursimi nga të ardhura të ligjshme që kanë shërbyer si burim krijimi për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Kështu, gjykata ka vendosur konfiskimin e pronave:

-Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;

-Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;

-Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;

-Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.

Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.

Këto pasuri rezultojnë se janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore