Lajme

Konfiskohen mbi 27 kilogramë marihuanë në Mramor të Prishtinës


Konfiskimi i marihuanës në Mramor të Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacionit nga hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikim me Narkotikë kanë konfiskuar mbi 27 kg marihuanë në fshatin Mramor të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes njoftimit në ‘Facebook’.

“Më 09.08.2022 ora 12:00, kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’. Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore”.

Gjatë këtij hetimi është konfiskuar edhe një veturë me targa të Kosovës.

Konfiskimi i marihuanës në Mramor të Prishtinës nga Policia e Kosovës.

“Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë.  Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar (monedha serbe)”.

Konfiskimi i marihuanës në Mramor të Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me këtë rast është informuar edhe Prokurori i Shtetit.

“Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i  Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me  urdhër  të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në  fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”.

Nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore