Lajme

Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në Gjakovë


Mallrat e kontrabanduara

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, të shtunën, ka konfiskuar mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në një biznes për tregtim të telefonave në Komunën e Gjakovës.

“Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Vlera e mallit e sekuestruar shkon përtej shifrës së 10 mijë eurove”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Ky operacion, sipas Doganës së Kosovës, është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit.

“Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të  vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Mallrat e kontrabanduara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore