Shqipëria

Konfirmohet në detyrë drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër


Është konfirmuar në detyrë Ndue Doçi, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.

Kurse më herët u konfirmuar në detyrë drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Tanimë prej disa ditësh ka nisur vetingu në Policinë e Shtetit.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, thuhet në njoftim.

Sakaq, bëhet me dije se janë tre drejtues të lartë të Policisë dhe AMP-së që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

“Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore