Lajme

Koncerti i Filarmonisë së Vienës dirigjohet për të tretën herë nga Franz Welser-Möst


Ngjarja e parë kulturore e vitit të ri që sjell shijen e muzikës klasike do të drejtohet për të tretën herë nga dirigjenti austriak Maestro Franz Welser-Möst.

Bëhet fjalë për koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vienës 2023.

Welser-Möst gëzon një partneritet artistik veçanërisht të ngushtë dhe produktiv me Filarmoninë e Vienës.

Ai është shfaqur dy herë në podium për koncertin e tyre të famshëm të Vitit të Ri (2011 dhe 2013) dhe drejton rregullisht orkestrën në koncertet me abonim në Musikverein të Vienës, si dhe në turne në Evropë, Japoni, Kinë dhe SHBA.

Koncerti i Vitit të Ri 2023 do të transmetohet në mbi 90 vende dhe do të ndiqet nga miliona shikues televiziv në mbarë botën.

Për 20 vjet, Franz Welser-Möst ka formuar një kulturë të pagabueshme tingulli si Drejtor Muzikor i Orkestrës së Cleveland-it.

Nën drejtimin e tij, orkestra është vlerësuar vazhdimisht nga kritika ndërkombëtare për përsosmërinë e saj muzikore.

Franz Welser-Möst do të mbetet Drejtor Muzikor i Orkestrës së Cleveland deri në vitin 2027, mandati më i gjatë i çdo drejtori muzikor që ka pasur orkestra.

Welser-Möst dhe Filarmonia e Vienës kanë performuar gjithashtu së bashku në koncerte përkujtimore historike në Sarajevë dhe Versajë.

Programi i të dielës parashikon një okupim thuajse total prej 12 operetesh të dinastisë Strauss.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore