Lajme

Komuniteti shqiptaro-amerikan mbledh mbi 30 mijë dollarë për familjen e policit Bunjaku


Në foto polici i vrarë, Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Shoqata Amerikano-Shqiptare, ka mbledhur mbi 32 mijë dollarë për ta mbështetur financiarisht familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit.

Këtë iniciativë shoqata e kishte filluar të hënën një ditë pas vdekjes së policit të Kosovës, me synimin që të mbledh 40 mijë dollarë

Të mërkurën, mbështetje familjes do t’i bëjë edhe Qeveria e Kosovës.

Siç është bërë e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e 162-të të Qeverisë, pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë, në Banjskë”.

Për këtë vendim do të adresohet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Afrim Bunjaku.

Çka ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Veri?

Në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, katër terroristë u vranë dhe tetë janë arrestuar.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi edhe një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiçi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe partia që ka mbështetjen e Beogradit e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore