Pajisje

Kompania kineze Xiaomi prezantoi Pad 6 dhe Pad 6 Pro


Kompania kineze Xiaomi prezantoi edhe dy kompjuterë tabletë. Bëhet fjalë për modelet Xiaomi Pad 6 dhe Pad 6 Pro, të cilat sjellin përmirësime në segmentet kryesore në krahasim me paraardhësit e tyre.

Përkatësisht procesorë të rinj, ekrane të përmirësuar dhe një dizajn të ri të frymëzuar nga telefonat e serisë Xiaomi 13.

Xiaomi Pad 6 and Pad 6 Pro announced

Të dy tabletët kanë ekran 11 inç IPS LCD me një rezolucion prej 1800 x 2880 piksele, një shpejtësi rifreskimi prej 120 dhe 144 Hz dhe një format 16:10.

Xiaomi Pad 6 and Pad 6 Pro announced

Pad 6 Pro mundësohet nga procesori Snapdragon 8+ Gen 1, ndërsa Pad 6 merr një Snapdragon 870.

Të dyja pajisjet përdorin MIUI Pad 14 bazuar në Android 13. Pad 6 Pro mundësohet nga një bateri 8,600 mAh me mbështetje për karikim 67W, ndërsa Pad 6 ka një kapacitet baterie prej 8,840 mAh me karikim më të ngadaltë 33W.

Xiaomi Pad 6 and Pad 6 Pro announced

Pad 6 Pro mori një kamerë kryesore 50 MP dhe një kamerë të re selfie 20 MP me gjurmim automatik gjatë thirrjeve video.

Pad 6 ka një kamerë të pasme prej 13 MP dhe një kamerë të përparme prej 8 MP. Të dy modelet vijnë me katër altoparlantë dhe teknologji Dolby Atmos.

Xiaomi Pad 6 Pro in its three colors

Pad 6 dhe Pad 6 Pro vijnë në të zezë, të kaltër dhe ari. Pad 6 me konfigurimin 6/128 GB kushton 291 dollarë, ndërsa versioni 8/128 GB kushton 305 dollarë. Konsumatorët do të mund të marrin gjithashtu modelin 8/256 GB për 349 dollarë.

Ndërsa Pad 6 Pro, është i disponueshëm në konfigurimet 8/256, 12/256 dhe 12/512 GB dhe çmimet janë 392 dollarë, 435 dollarë dhe 480 dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore