Sport

Koeman: Dhoma e zhveshjes e bashkuar, kjo ka rëndësi


Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman-i, theksoi atmosferën e mirë në ekip. Diçka që u demonstrua pas kthimit të rezultatit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Sevilla-s.

Në vigjilje të sfidës me Osasuna-n në kampionat, Koeman-i shprehu gëzimin për bashkimin që ekziston te Barça dhe që u tregua mjaft mirë kundër Sevilla-s. Tekniku vlerësoi qëndrimin e ekipit dhe shpreson se do të vazhdojë edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

“Një gjë që më bën krenar është atmosfera në ekip. E rëndësishme është ta kesh atë. Me ndryshimet që kemi bërë në ekip, sot ekipi beson në vetvete”.

“E gjitha skuadra së bashku duke festuar, madje edhe zëvendësuesit që, me siguri ishin të mërzitur ngaqë nuk luajtën, për mua ishte shumë e rëndësishme”.

“Kur një dhomë zhveshjeje është e bashkuar, është gjëja më e rëndësishme, në momentet më të mira dhe në ato më të komplikuara. Është një shenjë që më pëlqen shumë”, tha trajneri katalanas që gjithashtu konfirmoi se rezultatet e mira të ekipit kanë shtuar gëzimin te tifozët.

“Mund të them, në rrugë, njerëzit që flasin me mua janë të lumtur”.

“Kam kaluar momente të këqija dhe ndjesia që kam është se njerëzit janë me ekipin. Ne kemi punuar shumë që ta kemi këtë ndjenjë me njerëzit”.

“E rëndësishme është ta kenë atë dhe shpresojmë se një ditë këto fusha do të jenë të mbushura, sepse është më e mira. Lojtarët duhet të kenë atmosferë dhe të shijojnë një natë si ajo e fundit kundër Sevilla-s”, tha Koeman-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore