Sport

Klubi arab vjen me “mega-ofertë” për futbollistin e Liverpool-it


Luis Diaz i Liverpool-it është ylli i fundit i Premier League që është lidhur me një transferim në Arabinë Saudite.

Sipas një raporti të ri nga gazeta portugeze, “Record”, skuadra e Al Hilal dëshiron Luis Diaz dhe është gati t’i ofrojë Liverpool-it 50 milionë euro për shërbimet e anësorit.

Paga dhe kontrata e ofruar nuk është bërë e ditur, por raportet thonë se do të jetë një marrëveshje shumëvjeçare me një pagë të lartë.

Menaxheri i klubit, Jorge Jesus, thuhet se është një admirues i anësorit kolumbian, të cilin Liverpool e bleu për 40 milionë funte vetëm 18 muaj më parë.

Megjithatë, Liverpool nuk mendohet të jetë i interesuar të shesë sulmuesin, me Diaz që mendohet të jetë qendror në planet e Jurgen Klopp.

Që nga nënshkrimi për klubin “Merseyside”, Diaz ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në vetëm 47 paraqitje, duke kaluar një pjesë të madhe të sezonit të kaluar jashtë për shkak të lëndimeve.

Kontrata e 26-vjeçarit me “The Reds” është deri në vitin 2027 dhe aktualisht vlerësohet nga “Transfermarkt” në 64 milionë funte.

Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic, janë futbollistët e fundit që u transferuan te skuadra e Al Hilal, derisa më herët u bashkua edhe Karim Benzema.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore