Sport

Klubet angleze kërkojnë Ben Yedder


Wissam Ben Yedder shfaqi formë shumë të mirë në sezonin e kaluar me Monaco-n, duke shënuar 32 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat.

Nga kjo formë shumë e mirë, kanë reaguar disa klube angleze, të cilat kërkojnë transferimin e sulmuesit 31-vjeçar.

Kështu, mediat angleze raportojnë se Manchester United dhe Wolverhampton priten të hyjnë në bisedime me Monaco-n për ta transferuar futbollistin me prejardhje nga Tunizia.

Ben Yedder ka kontratë valide me Monaco-n deri në verën e vitit 2024 dhe për ta shkëputur nga klubi francez nuk do të jetë aq e lehtë.

Kujtojmë që ai është pjesë e francezëve që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Sevilla për shumën e 40 milionë eurove.

Në sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Ligue 1 me 25 gola, tre më pak se vendi i parë, Kylian Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore