Shqipëria

KLSH: Parregullsi në Sarandë dhe Shkodër


Kontrolli i Lartё i Shtetit(KLSH) ka konstatuar pas auditimeve disa parregullsi në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bashkinë e Sarandës dhe në Drejtorinë e Rrugeve të Rajonit Verior në Shkodër.

Nё qytetin e Sarandёs u evidentuan problematika nё menaxhimin e aseteve dhe pasurisё publike.

“Po ashtu ka rezultuar nё mospёrputhje me ligjin, veprimtaria e tre ish-zyrtarёve, tё cilёt kanё kanё rregjistruar prona nё mungesё tё titujve tё pronёsisё”, tregon njoftimi i KLSH.

Nё qytetin e Shkodrёs ka patur shkelje nga katёr funksionarё tё Drejtorisë së Rrugëve.

“Janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër”, ka shkruar KLSH.

Veprimet me qёllim pёrfitimin e personave tё tjerё kanё dёmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sipas njoftimit.

Ato janё dёrguar tashmё nё Prokurori duke u ndjekur penalisht për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore