Shëndet

Kjo është simptoma numër një e kancerit të mëlçisë që njerëzit e injorojnë


Ilustrim

Një nga llojet e kancerit me rritje më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, është kanceri i mëlçisë – një sëmundje serioze dhe kërcënuese për jetën.

Për pacientët në të cilët kanceri është përhapur në shumë pjesë të trupit si: kockat ose mushkëritë, shkalla e mbijetesës është vetëm tre përqind.

Megjithatë, zbulimi i hershëm dhe ndërhyrja e shpejtë mund të përmirësojë shumë prognozën e dikujt.

“Për njerëzit me kancer të mëlçisë në fazën e hershme që kanë një transplant të mëlçisë, shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është në intervalin nga 60 përqind deri në 70 përqind”, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS).

Çelësi, thonë ekspertët, është njohja e shenjave paralajmëruese dhe kontrollimi me mjekun tuaj nëse mendoni se diçka nuk shkon, pavarësisht se sa delikate mund të jetë simptoma.

Kanceri i mëlçisë zakonisht shfaqet me simptoma delikate.

Kanceri i mëlçisë mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash të dallueshme, ose aspak, thonë ekspertët.

Këto mund të përfshijnë humbje të pashpjegueshme të peshës, humbje oreksi, të përziera ose të vjella, zmadhimi i mëlçisë ose shpretkës (përjetuar si një ndjenjë ‘ngopjeje’ nën brinjë), dhimbje barku, ënjtje abdominale, kruajtje në lëkurë dhe verdhëz.

Më rrallë, pacientët mund të përjetojnë gjithashtu “ethet, venat e zmadhuara në bark që mund të shihen përmes lëkurës dhe mavijosje ose gjakderdhje jonormale”, shpjegon ACS.

Kjo e bën të vështirë zbulimin e kancerit të mëlçisë.

Kanceri i mëlçisë mund të jetë veçanërisht i vështirë për t’u dalluar dhe diagnostikuar, pasi shumë nga simptomat që lidhen me gjendjen nuk janë unike për të.

“Shumë nga këto simptoma kanë më shumë gjasa të shkaktohen nga kushte të tjera”, shpjegon ACS. “Megjithatë, nëse keni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme që ato të kontrollohen nga një mjek në mënyrë që të gjendet shkaku dhe të trajtohet, nëse është e nevojshme”.

Ata shtojnë se shenjat dhe simptomat e kancerit të mëlçisë shpesh nuk bëhen të dukshme deri në fazat e mëvonshme të sëmundjes.

Megjithatë, duke folur me mjekun tuaj për çdo simptomë të dyshimtë që mund të vëreni mund të përmirësojë shumë shanset tuaja për zbulim të hershëm.

“Nëse kapet herët, një diagnozë e kancerit të mëlçisë nuk duhet të jetë një dënim me vdekje”, thotë Fondacioni Amerikan i Mëlçisë. Ekzaminimi i rregullt te individët me rrezik të lartë mund të zbulojë kancerin e mëlçisë në fazat e tij më të hershme, kur trajtimi mund të jetë më efektiv.

Të dhënat sugjerojnë se vonesat diagnostike janë të zakonshme në mesin e pacientëve me kancer të mëlçisë.

Në fakt, një studim i vitit 2017 i botuar në “Journal of the National Comprehensive Cancer Netëork” (JNCCN) i cili shqyrtoi rastet e karcinomës hepatocelulare (HCC) – forma më e zakonshme e kancerit të mëlçisë – zbuloi se shumica e rasteve u zbuluan në fazat e mëvonshme të sëmundjes.

“Pavarësisht disponueshmërisë së testeve efikase të mbikëqyrjes, vetëm 40 përqind e rasteve të HCC diagnostikohen në një fazë të hershme në shkallë kombëtare”, thotë studimi.

Autorët vërejnë se në mesin e pacientëve me vonesë diagnostike, 84 përqind vizituan një klinikë gastroenterologjike ose mjekun e tyre të kujdesit parësor, por kanceri i tyre nuk u njoh.

“Shumica e pacientëve nuk kanë simptoma [në fillim]”, shpjegon Anton Bilchik, MD, PhD, një onkolog kirurgjik dhe kryetar i departamentit të kirurgjisë së përgjithshme në Qendrën Shëndetësore të Saint John dhe shef i mjekësisë në Institutin e Kancerit Saint John në Santa Monica, Kaliforni.

Megjithatë, në fazat e tij më të avancuara, shumë pacientë do të përjetojnë ënjtje të barkut – një shenjë veçanërisht e lehtë për t’u anashkaluar.

“Të gjithë përjetojnë periudha të fryrjes, shqetësimit të barkut dhe refluksit, por në shumicën e rasteve këto nuk shoqërohen me sëmundje malinje”, tha Bilchik për Best Life, duke e përshkruar simptomën si “shumë të paqartë dhe jo specifike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore