Lajme

Kissinger: Rusia pjesë e historisë evropiane prej 500 vjetësh, duhet ri-integrim i saj


Tashmë në moshën 99-vjeçare, Henri Kissingeri, arkitekti i pjesës më të madhe të politikës së jashtme amerikane në shekullin XX, është ndoshta burrështetasi më i fuqishëm që ka mbetur gjallë.

“Dhe prandaj gjykimi i tij, për atë që po ndodh sot në botë, duhet dëgjuar me vëmendje, i shqiptuar nga zëri i tij i ngadaltë dhe i thellë, që nuk e ka humbur atë theks origjinal gjerman”, shkruan e përditshmja italiane “Corriere Della Sera”, përcjell Albanian Post.

Së fundmi ai ka prezantuar botimin e librit të tij të fundit, “Udhëheqja”.

Në të Kissinger përshkruan gjashtë shembuj të lidershipit politik – nga Adenauer te De Gaulle, nga Nixon te Sadat-i, nga Lee Kuan Yew te Margaret Thatcher.

Të gjithë personazhet ai i takoi personalisht: ashtu siç kishte përvojën me presidentin rus, Vladimir Putin-it, i cili ishte i ftuar në një darkë në shtëpinë e tij në Washington.

“Unë e respektoja inteligjencën e tij”, shkruan Kissinger për Putin-in.

Sipas tij, ai ishte një llogaritës i kujdesshëm.

Kissinger thotë se, kur armët përfundimisht të heshtin, “çështja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës do të merret shumë seriozisht”.

Kjo pasi për të “duhet mposhtur pushtimi i Rusisë, jo Rusia si një entitet historik”.

Kissinger thekson se Rusia ka qenë pjesë e historisë evropiane për pesë qind vjet, ka qenë e përfshirë në të gjitha krizat e mëdha dhe “në disa nga triumfet e mëdha të historisë evropiane”.

Prandaj, shkruan ai, “duhet të jetë misioni i Perëndimit, diplomacisë për t’u kthyer në kursin historik për të cilin Rusia është pjesë e sistemit evropian”.

“Rusia duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Kjo është një mënyrë për t’iu përgjigjur pyetjes se si Rusia do ta shohë veten: si një shtrirje e Evropës, apo si një shtrirje e Azisë deri në skajin e Evropës”.

Gjithashtu Kissinger thotë se ishte i befasuar nga përmasat e sulmit rus në Ukrainë dhe, megjithëse nuk ka asgjë për ta justifikuar atë, ai zbulon se “Perëndimi nuk ishte shumë i ndjeshëm për t’i ofruar Ukrainës hyrjen në NATO, sepse kjo do të thoshte se e gjithë zona midis Muri i Berlinit dhe kufiri rus do të ishin mbushur nga NATO, duke përfshirë territoret nga të cilat kanë nisur sulmet kundër Rusisë gjatë historisë”.

Kissinger mohon të ketë këshilluar Zelensky-n të heqë dorë nga territoret në këmbim të paqes, siç i atribuohet atij shpesh.

Marrë nga Corriere Della Sera, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore