Lajme

Kinë, gjobë ndaj aplikacioneve Taobao dhe Weibo


Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) ka urdhёruar disa nga platformat mё tё mёdha nё internet tё vendit, që tё heqin pёrmbajtjet e papёrshtatshme tё lidhura me fёmijёt.

Kuaishou, programi i mesazheve Tencent QQ, Alibaba’s Taobao dhe Weibo ishin pjesë e listës së aplikacioneve tё cilat u thirrën nga mbikëqyrësi i internetit.

CAC thotë se ka lëshuar ndaj tyre urdhra për të “korrigjuar” dhe “pastruar” gjithë përmbajtjet e paligjshme dhe se njëkohësisht i ka gjobitur ato.

Kohёt e fundit, Pekini ka kryer disa goditje ndaj firmave tё teknologjisё.

Në një deklaratë, CAC tha se “operacioni është përqendruar në zgjidhjen e shtatë llojeve të problematikave tё internetit, që rrezikojnë shëndetin fizik dhe mendor të të miturve”.

Ato janё:

Nxjerrja e fëmijëve në transmetime të drejtpërdrejta, apo si influencues tё mediave sociale, për të promovuar “adhurimin e parave” dhe ekstravagancën.

Përmbajtjet pornografike dhe të dhunshme.

Filma vizatimorë me përmbajtje erotike apo të dhunshme.

Forume që inkurajojnë sjellje tё tilla, si vetëvrasja apo përfshirja e fëmijëve në pornografi.

Llogari fansash qё pёrdorin fёmijё pёr të pёrfituar para.

“Sjellje e keqe shoqërore”, siç është bullizimi.

Masa joadekuate për të luftuar varësinë e tё rinjve nga interneti.

Platformave u ёshtё dhёnё njё afat kohor brenda të cilit duhet tё heqin pёrmbajtjet qё shkelin udhёzimet dhe, njëkohësisht, do të duhet të paguajnë dhe një gjobë. Detaje rreth kohёs sё afateve apo madhёsisё sё gjobave nuk janë bërë të ditura.

Kompanitё kryesore në internet në Kinë janё vendosur nёn vёzhgim kohёt e fundit, teksa Pekini po forcon kontrollin e tij ndaj industrisë sё teknologjisё.

Nё fillim tё kёtij muaji, aksionet e gjigantit kinez tё udhёtimeve, Didi Chuxing, ranё pas hetimeve tё CAC, të cilat zbuluan se ai ruante nё mёnyrё tё paligjshme tё dhёnat personale tё pёrdoruesve.

CAC urdhёroi tё gjitha dyqanet nё internet qё tё mos e ofronin më aplikacionin në fjalë.

Në mars, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut (SAMR) tha se kishte gjobitur 12 kompani, tё cilat shkelnin rregullat anti-monopole.

“Kompanitë qё u gjobitёn janё Tencent, Baidu, Didi Chuxing, SoftBank dhe një firmë e mbështetur nga ByteDance”, tha SAMR në një deklaratë.

Sipas agjencisë shtetërore të medias “CCTV”, presidenti Xi Jinping ka urdhëruar gjithashtu rregullatorët që të promovojnë konkurrencën e ndershme, duke rritur mbikëqyrjen e tyre ndaj monopoleve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore